Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Milan: Cassano nuk ka pësuar goditje në tru

Klubi i Milanit ka mohuar spekulimet se Antonio Cassano gjendet në spital pasi ka pësuar një goditje iskemike në tru.
Agjencia italiane e lajmeve Ansa kishte cituar burime që kishin pohuar se sulmuesi italian kishte pësuar goditje në tru, ndërsa edhe pse akoma nuk e tregojnë diagnozën e lojtarit, përfaqësues të Milanit kanë lëshuar një komunikatë për të mohuar thashethemet në media.

Sipas asaj që thuhet në kumtesën zyrtare të Rossonerëve, njoftimet e mediave kanë qenë spekulime, ndërsa thuhet se lojtari është duke u përmirësuar.

Edhe agjenti i Cassanos ka thënë se klienti i tij është në gjendje normale pasi ka biseduar me të.