Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

United në kërkim të Di Marias

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është duke kërkuar anësorin e Real Madridit, Angel di Maria.
Ferguson ka qenë fans i madh i Di Maria që nga koha kur ai luante te Benfica dhe mendon se loja e tij tashmë është duke u zhvilluar, veçanërisht në aspektin defanziv, nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Di Maria është ankuar për mungesën e progresit rreth negociatave për kontratën e re te Reali dhe është kritikuar nga bashkëlojtarët më herët gjatë sezonit për shkak se i kishte bërë publike frustrimet e tij.

Argjentinasi nuk është i preferuar as i presidentit Florentino Perez, i cili nuk kishte qenë shumë entuziast për të nënshkruar me të.