Allegri: Jemi një vit larg trofeut të LK

dardanmiftari | Monday, December 26, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, mendon se ata janë një sezon larg triumfit në Ligën e Kampionëve.
Rossonerët janë kualifikuar për në 1/8-tën e finales së garës evropiane edhe këtë sezon, dhe do të përballen me Arsenalin në sfidën e radhës.

“Barcelona vazhdon të jetë ekipi më i mirë në botë, por kur ne luajtëm kundër tyre – veçanërisht në Spanjë – ata krijuan vetëm disa rreziqe”.

“Ne treguam në atë ndeshje se çfarë mund të arrijmë kundër tyre. Besoj se sezoni i ardhshëm mund të jetë i duhuri për Ligën e Kampionëve, por ne mund të arrijmë shumë gjëra edhe këtë sezon”, ka thënë Allegri për Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...