Ferguson: City mund të rrëshqasë

dardanmiftari | Monday, December 26, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se harxhimet e Manchester Cityt nuk garantojnë titullin.
City ka harxhuar 400 milionë funte që kur Sheiku Mansour morri kontrollin e klubit në vitin 2008, krahasuar me vetëm 26 milionë funte të harxhuara nga United.

“Po, paratë mund ta blejnë suksesin, siç e kemi parë kur Chelsea menjëherë u bë klub i pasur. Dhe ne jemi dëshmitar të një operacioni të ngjashëm nga Manchester City nën pronarët e tyre të pasur”.

“Transferimet e kanë çuar këtë klub në maje të ligës dhe ata janë favoritët për ta fituar atë. Por derisa transferimi i disa lojtarëve më të mirë në botë mund t’ju çojë juve në garë për tituj, kjo nuk do të thotë se ju patjetër do t’i fitoni ata – siç shpresoj se do të jemi në gjendje ta dëshmojmë para fundit të sezonit, kur të hyjnë në lojë edhe faktorë të tjerë”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...