Chelsea pas Higuan, Reali pas Drogbas

dardanmiftari | Monday, December 26, 2011 | 0 Komente

Chelsea raportohet se është në negociata me Real Madridin për të transferuar argjentinasin Gonzalo Higuain.
La Stampa shkruan se Chelsea dhe Juventusi kanë shfaqur interesim për të nënshkruar me Higuain. Juve ishte klubi i parë që është interesuar për lojtarin, derisa së fundi edhe Chelsea po ashtu ka kërkuar informata për të.

Në anën tjetër, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ende shpreson se ai mund të ribashkohet me ikonën e Chelseat, Didier Drogba. Sport shkruan se Mourinho është i gatshëm të presë deri verës për të sjellë Drogban në Spanjë.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, dhe është duke refuzuar të vazhdojë kontratën, derisa analizohet mundësitë tjera.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...