Blutë vazhdojnë tutje

dardanmiftari | Tuesday, December 06, 2011 | 0 Komente

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore bindëse prej 3-0 ndaj Valencias në takimin vendimtar për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Londinezët e filluan takimin në Stamford Bridge të rrezikuar për kualifikim, mirëpo pas 90 minutash ata e siguruan edhe pozitën e parë në Grupin E.Pas vetëm tre minutash lojë, Didier Drogba e zhbllokoi rezultatin pasi pranoi një top nga Juan Mata.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ishte edhe kreator i golit të dytë, meqë pasoi te Ramires dhe ky i fundit shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase për ta dyfishuar epërsinë (22’) dhe për ta vendosur rezultatin e gjysmën e së parë.
Në pjesën e dytë, ishte sërish dyshja Mata-Drogba që e fundosën ekipin mysafir, ndërsa realizues ishte lojtari me numrin njëmbëdhjetë (76’).
Takimi tjetër i Grupit E, në mes të Racing Genk dhe Bayer Leverkusen ka përfunduar me rezultat 1-1.
Kështu, Chelsea kualifikohet nga vendi i parë me 11 pikë, ndërsa Bayer Leverkuseni me dhjetë pikë kualifikohet nga vendi i dytë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...