Barca fiton, Milani ndalet me barazim
‘Fëmijët’ e Barcelonës kanë shënuar fitore prej 4-0 përballë BATE Borisovit në takimin e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Duke qenë se Blaugranët e kishin të siguruar pozitën e parë në Grupin H, Pep Guardiola startoi me këtë formacion: Pinto; Montoya, Bartra, Fontas, Maxwell; Dos Santos, Thiago, Sergi Roberto, Pedro, Cuenca, Rafinha.
Megjithatë, edhe këta lojtarë treguan se emri i kësaj skuadre i detyron të shënojnë shumë gola.
Sergi Roberto shënoi në pjesën e parë (35’), ndërsa Martin Montoya Torralbo (60’) dhe Pedro Rodriguez (63’ dhe 88’) shënuan në gjysmën e dytë.
Ndërkohë, Viktoria Plzeni është kthyer nga disavantazhi prej dy golash për të barazuar me rezultat 2-2 përballë Milanit.
Pato (47’) dhe Robinho (49’) shënuan për Rossonerët, ndërsa Bystron (89’) dhe Duris (90’) shënuan për Viktorian.
Pas xhiros së fundit, Barcelona në krye të grupit ka 16 pikë, ndërsa Milani ka nëntë pikë në vend të dytë, derisa Viktoria Plzeni kualifikohet në Europa League.
Category: Futboll
0 Komente