Sensacionale, kualifikohet Marseille!
Ekipi francez Marseille është kualifikuar në mënyrë sensacionale, pasi ua prishi festën grekëve të Olympiacos me një fitore prej 3-2 ndaj Dortmundit në transfertë, përderisa grekët mposhtën Arsenalin në shtëpi me rezultat 3-1.
Festa për grekët në Athinë filloi me Djebour dhe Fuster (16’ dhe 36’) të cilët shënuan për epërsinë e Olympiacos pas pjesës së parë ndaj Arsenalit.
Në pjesën e dytë Benayoun ngushtoi për 2-1, ndërsa Modesto e finalizoi fitoren e Olympiacos për 3-1, por pa rëndësi kjo pasi Marseille realizoi rikthim sensacional në Gjermani.
Me disavantazh prej 2-1 pas pjesës së parë, Marseille në pjesën e dytë hyri pa shpresa për t’u kualifikuar. Por, ajo që u duk e pamundshme për ne, nuk ishte për Dede Ayew (85’) dhe Mathieu Valbuena (87’) të cilët shënuan dy gola të shpejtë për kualifikimin sensacional të francezëve dhe lotët e grekëve në Athinë.
Me këtë fitore Marseille grumbulloi 10 pikë në vendin e dytë kualifikues në fazën e eliminimit direkt, përderisa Arsenali është lider me 11 pikë. Olympiacos duhet të kënaqet me pozitën e tretë në Grupin F dhe plasmanin në Europa League.
Në Grupin G ka ndodhur çudia pasi Porto e ka shkatërruar me lojë Zenitin në Do Dragao, por përkundër kësaj, portugezët nuk shënuan dhe sfida përfundoi pa gola.
Apoel Nicosia si lidere kualifikohet nga Grupi G, përderisa Zenit St. Petersbourg nëntë pikë aq sa lideri. Porto me tetë pikë shkon në Europa League.
Category: Futboll
0 Komente