Chamakh mund të kthehet te Bordeaux
Sulmuesi i Arsenalit, Marouane Chamakh, ka përsëritur se mund të kthehet te Bordeaux në janar, pas një periudhe të palumtur te Topçinjtë.
Marokeni po e nxeh vazhdimisht stolin për shkak të rënies në formë, ndërsa mosangazhimi në fushë është arsyeja pse ai mund të largohet nga Emirates.
Ai ka deklaruar për Sud Ouest se do t’i analizojë gjërat, ndërsa njëra nga mundësitë është edhe rikthimi te skuadra e tij e mëparshme.
“Gjithmonë kam theksuar se nëse kthehem në Francë, do të kthehem te Bordeaux”, ka pohuar Chamakh.
Category: Futboll
0 Komente