Edhe Bridge kritikon Mancinin

dardanmiftari | Sunday, December 25, 2011 | 0 Komente

Wayne Bridge e ka kritikuar trajnerin e Manchester Cityt, Roberto Mancini, i cili ka deklaruar se mbrojtësi i majtë po qëndron te klubi anglez vetëm për të vazhduar marrjen e pagës.
31-vjeçari e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si huazim te West Hami, ndërsa thotë se i është bërë e qartë se nuk ka të ardhme me Cityn, skuadër me të cilën po qëndron që nga viti 2009, kur u transferua nga Chelsea.

“Kur isha te Chelsea po luaja në një skuadër ku Ashley Cole ishte më i miri në botë, por megjithatë kishte ndeshje kur luaja. Kjo nuk ndodhi te City. Asnjëherë nuk më është sqaruar asgjë, por është e qartë se nuk më duan”.

“Mancini nuk flet me mua, ai nuk flet me asnjë nga lojtarët”, ka deklaruar Bridge për Independent, duke shtuar se megjithatë nuk ka shkaktuar probleme sikur Carlos Tevez për të kërkuar largimin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...