Cole lë hapur opsionet për të ardhmen

dardanmiftari | Sunday, December 25, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Liverpoolit, Joe Cole, i cili momentalisht është i huazuar te Lille në Francë, ka thënë se lë të hapur çdo opsion për të ardhmen, pasi pos dëshirës për t’u rikthyer në Anfield, për të nuk do të paraqiste problem një qëndrim në Francë.
“Kush e di çfarë do të ndodhë? Unë mund të kem rastin për t’u kthyer. Për momentin jam i lumtur këtu. Unë po luaj dhe jam duke luajtur mirë, kështu që gjithçka është mirë”.

“Nëse vazhdon kështu, atëherë do të ishte opsion logjik të qëndroj te Lille. Po luaj shumë mirë, nëse marrim parasysh se sa gjatë nuk luajta te Liverpooli, por kam pasur start të mirë dhe po përmirësohem. Unë po i afrohem atij që kam qenë në majen e formës time te Chelsea”, u shpreh Cole.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...