Milani arrin marrëveshje për Keitan?

dardanmiftari | Sunday, December 25, 2011 | 0 Komente

Milani ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Seydou Keita, raportojnë mediat katalanase.
Sport shkruan se mesfushori i Barcelonës do të kalojë te Milani në fund të këtij sezoni.

Keita ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2014, por raportohet se ai ka një klauzolë në kontratën e tij që i lejon të largohet dy vjet më herët. Dhe, klauzola është aktive në rast se 31 vjeçari nuk bën një numër të konsiderueshëm të paraqitjeve gjatë një sezoni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...