Conte: I kemi kaluar të gjitha pritjet

dardanmiftari | Tuesday, December 20, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, mendon se ekipi i tij i ka tejkaluar të gjitha pritjet deri më tani këtë sezon.
Bianconerët mbajnë kreun e tabelës në Serie A me dy pikë përpara Milanit dhe Udineses, ndërsa janë të pamposhtur deri më tani.

“Deri më tash, Juve i ka kaluar të gjitha pritjet, përfshirë edhe të miat dhe tash jemi në një moment të bukur”.

“Edhe pse titulli dorëzohet në maj dhe gjithçka varet se ku do të jemi atëherë, më duhet të them se djemtë aktualisht janë duke bërë diçka të jashtëzakonshme”, ka deklaruar 42-vjeçari.

Juventusi të mërkurën mbrëma zhvillon ndeshjen e vështirë ndaj Udineses.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...