Bianchi: Messi më i mirë se Maradona dhe Pele

dardanmiftari | Tuesday, December 20, 2011 | 0 Komente

Trajneri legjendar argjentinas, Carlos Bianchi, ka deklaruar se Lionel Messi është lojtar më i mirë se sa legjendat e futbollit, Diego Maradona dhe Pele.
Pas triumfit të Barcelonës në Kupën e Botës për Klube, Bianchi ka pohuar se 24-vjeçari i ka kaluar dy ikonat e futbollit, edhe pse nuk ka arritur sukses me fanellën e kombëtares së tij.

“Para disa ditësh pata një bisedë për biznes dhe një brazilian më pyeti në mes të konferencës se kë e konsideroja si futbollistin më të mirë në histori, Maradonan ose Pelen. Unë u përgjigja se, me gjithë respektin që kam për këta dy, tash për tash e konsideroj Messin superior ndaj të gjithëve”, ka deklaruar ai.

Bianchi ka folur edhe për ekipin aktual të Barcelonës, të cilin e konsideron si skuadrën më të mirë që ka shkelur ndonjëherë në fushë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...