Mancini: Tevez do të shitet, nuk huazohet

dardanmiftari | Tuesday, December 20, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, mendon se zgjidhja më e mirë është shitja e Carlos Tevez e jo huazimi i tij.
27-vjeçari ka pasur disa mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit e në veçanti me trajnerin, ndërsa e ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga Etihad Stadium.

Milani është nga skuadrat më të interesuara për transferimin e argjentinasit, mirëpo Rossonerët dëshirojnë ta huazojnë atë me opsionin për ta blerë dhe jo ta blejnë që në janar.

“Shpresoj që të gjejmë një zgjidhje të mirë për ne dhe Carlosin. Ne duam që Carlos të kthehet dhe të luajë futboll, ndërsa zgjidhja më e mirë për ne është që ta shesim atë. Ne nuk mund ta lejojmë atë që të largohet në formë huazimi”, u ka thënë Mancini gazetarëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...