Ranieri nuk flet për të ardhmen e Sneijder

dardanmiftari | Tuesday, December 20, 2011 | 0 Komente

Claudio Ranieri ka refuzuar të komentojë spekulimet rreth largimit të Wesley Sneijder nga Interi.
Holandezi është lidhur me një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi, ndërsa edhe skuadra të tjera janë të interesuara për shërbimet e tij.

Mirëpo, gjatë një konference për media para takimit ndaj Lecces, trajneri shmangu pyetjet rreth të ardhmes së 27-vjeçarit.

“Nuk dua të mendoj për një skuadër pa Sneijderin, sepse ai është një pendë në kësulën tonë”.

“Unë jam mësuar të flas mes katër muresh dhe nëse kam diçka për të thënë rreth transferimeve, ia them këtë Morattit”, ka deklaruar Ranieri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...