Edhe më keq për Chelsean

dardanmiftari | Saturday, December 31, 2011 | 0 Komente

Blutë kanë marrë një dhuratë të papëlqyer për natën e Vitit të Ri, pasi janë turpëruar me rezultat 1-3 në Stamford Bridge nga Aston Villa.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Didier Drogbas nga penaltia (23’), mirëpo ky gol duket se i nevrikosi lojtarët mysafirë.

Stephen Ireland pranoi një top nga Charles N’Zogbia për t’i barazuar shifrat (28’) dhe për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.

Në gjysmën e dytë, mysafirët shënuan edhe dy herë, edhe atë në minutat e fundit të ndeshjes.

Stilian Petrov kaloi Aston Villan në epërsi (83’), ndërsa Darren Bent e vulosi fitoren (86’).

Kjo humbje i ka kushtuar Chelseat me zhvendosje në pozitën e pestë në tabelë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...