El Clasico – fakte interesante

dardanmiftari | Saturday, December 10, 2011 | 0 Komente

Kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i supersfidës planetare, El Clasico, që do të zhvillohet sonte mbrëma në Santiago Bernabeu, ndërsa pos analizave që i kemi bërë për këtë ndeshje, nuk mungojnë as faktet interesante.
- Real Madridi e ka fituar vetëm një prej 11 ndeshjeve të fundit me rivalin katalanas (duke humbur shtatë herë dhe duke barazuar tri herë).

- Sidoqoftë, Los Blancos kanë fituar gjashtë nga tetë ndeshjet e tyre ndaj Barcelonës kur El Clasico është luajtur në dhjetor (një humbje, një barazim).

- Real Madridi nuk e ka humbur asnjë pikë në La Liga kur ka shënuar i pari dhe ecuria është nga sezoni 2009-2010.

- Barcelona ka fituar vetëm tri nga dhjetë ndeshjet e fundit në transfertë në La Liga, vjen kjo pas ecurisë së jashtëzakonshme prej 12 fitoresh në udhëtim sezonin e kaluar.

- Lionel Messi ka shënuar në pesë vizitat e tij të fundit në Bernabeu, duke realizuar shtatë gola në proces.

- Njerëzit e Pep Guardiolës kanë shënuar më shumë gola në 15 minutat e parë se secila skuadër tjetër në La Liga këtë sezon, përderisa Real Madridi ka shënuar më shumë gola në 15 minutat e fundit (10 gola).

- Me 252 gola, Barcelona është ekipi që i ka shënuar më shumë gola Real Madridit në historinë e kampionatit spanjoll.

- Mbi 1 mijë forca policore pritet të jenë prezente në Santiago Bernabeu për të garantuar sigurinë në El Clasico.

- Gjithsej deri tani në javën e 15-të të këtij sezoni, Real Madridi ka një gol diferencë pak më të dobët se Barcelona. Los Blancos janë +39 (49 të shënuar, 10 të pranuar), kurse katalanasit janë në +40 (47 të shënuar, 7 të pranuar).

-Real Madridi ka 37 pikë në krye të klasifikimit në La Liga me një humbje dhe një barazim dhe me 15 ndeshje radhazi të fituara në të gjitha garat, kurse Barcelona ka 34 pikë në vendin e dytë me një ndeshje më shumë se sa Los Blancos. Katalanasit kanë katër barazime dhe një humbje këtë sezon.

- Për Pep Guardiolën dhe Lionel Messin sfida e të shtunës mbrëma është e veçantë – ata kurrë nuk kanë pësuar humbje në Bernabeu.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...