Përkundër minjve dhe mjegullës, Barca arrin në Madrid

dardanmiftari | Saturday, December 10, 2011 | 0 Komente

Ekipi i Barcelonës ka arritur më në fund në Madrid, pas pengesave të mëdha të paraqitura në aeroplanin e ekipit, ku janë gjetur minj dhe ku pas pastrimit të situatës fluturimi ishte shtyrë për një orë.
Sipas Cadena Ser në aeroplanin me të cilin është dashur të udhëtojë ekipi Blaugran janë gjetur një numër minjsh të cilët kanë hyrë në aeroplan nga një hangar në Barajas (minjtë hynë nga aeroporti i Madridit, aeroplani fluturoi drejt Barcelonës dhe po ky aeroplan u kthye në Madrid me lojtarët e Barcës), por pasi ndërhynë ekipet përgjegjëse në aeroport, përsëri fluturimi ishte shtyrë për një orë për shkak të mjegullës.

Nisja është bërë pak pas orës 11:00 dhe para një ore ekipi katalanas ateroi në aeroportin e Madridit.

Nga ana tjetër mësohet se zëvëndëstrajneri i Barcelonës, Tito Vilanova është detyruar që të udhëtojë me tren për shkak të një operimi të bërë së fundmi që ia pamundësoi udhëtimin me aeroplan nën rrezikun për paraqitjen e ndonjë alergjie.

Real Madridi e pret Barcelonën në Bernabeu me fillim nga ora 22:00.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...