EL, kualifikohen Lazio dhe Salzburg

dardanmiftari | Wednesday, December 14, 2011 | 0 Komente

Skuadra e Lazios ka shënuar fitore prej 2-0 përballë Sporting Lisbonës për të siguruar kualifikimin në 1/16 e finales së Europa League.
Me golat e Libor Kozak (42’) dhe Giuseppe Sculli (55’), Lazio triumfoi në Olimpico. Në këtë takim luajti edhe mesfushori kosovar, Lorik Cana.

Me rezultat identik në Grupin D, Cyrihu e ka mposhtur Vasluin, ndërsa realizues ishin Xavier Margairaz (69’) dhe Oliver Buff (90’). Admir Mehmedi luajti nga minuta e parë për skuadrën zvicerane. Sporting Lisbona dhe Lazio e vazhdojnë garën nga Grupi D.

Në kuadër të Grupit E, Besiktasi ka triumfuar me rezultat prej 3-1 përballë Stoke Cityt, ndërsa Dynamo Kyivi dhe Maccabi Tel Aviv kanë barazuar me rezultat 3-3. Nga ky grup kualifikohen Besiktasi dhe Stoke City.

Paris Saint-Germain ka shënuar dy gola të shpejtë nga penaltia në fund të takimin për të fituar me rezultat 4-2 ndaj Athletic Bilbaos në ndeshjen e vlefshme për Grupin F. Megjithatë, së bashku me Bilbaon nga ky grup është kualifikuar Salzburgu që ka fituar si mysafir i Slovan Bratislavas me rezultat 3-2.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...