Ferguson: Arsenali dhe Chelsea jashtë garës për titull

dardanmiftari | Saturday, December 31, 2011 | 0 Komente

Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se vetëm tri ekipe janë duke luftuar këtë sezon për titullin në Ligën Premier.

“Është vetëm fundi i dhjetorit. Ne kemi arritur të shkrijmë një epërsi prej 12 pikësh që kishte Arsenali mbi ne, ndërsa ne arritëm të fitojmë titullin kur ishim 12 pikë prapa Newcastle. Nëntorin e kaluar, Chelsea ishte shtatë pikë në epërsi, por ne i tejkaluam”.

“Ju mendoni për disa ndeshje që janë duke ardhur dhe nuk mund të thuani se do ot fitoni titullin. Por, Chelsea dhe Arsenali e kanë të vështirë të tejkalojnë këto ekipe. Nuk ka gjasa derisa tri ekipet e para të mos gabojnë. Tottenhami luan futbollin më të mirë në Angli. Ata janë në formën më të mirë. Ata mund ta fitojnë titullin”, tha Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...