Ranieri: Sneijder nuk largohet

dardanmiftari | Saturday, December 31, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka siguruar tifozët e Interit se mesfushori Wesley Sneijder do të qëndrojë në Giuseppe Meazza.
Ishin ringjallur edhe njëherë spekulimet për të ardhmen e futbollistit holandez, i cili edhe njëherë është lidhur me një kalim te Manchester United. Sidoqoftë, kështu nuk mendon Ranieri që është më se i sigurtë për qëndrimin e mesfushorit.

“Sneijder është pjesa më e vlefshme e ekipit tonë. Ai duhet të japë 120 përqindëshin kur të kthehet. Ai nuk duhet të jetë thjesht pjesë e skuadrës, ai duhet të jetë lideri jonë, ai që na mban në duar dhe na tregon se si bëhen gjërat në mënyrë të mrekullueshme”, theksoi Ranieri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...