Humbje shokuese e United

dardanmiftari | Saturday, December 31, 2011 | 0 Komente

Manchester United ka pësuar disfatë të rëndë me rezultat 2-3 në Old Trafford nga skuadra e fundit në tabelën e Ligës Premier, Blackburn Rovers.
Manchester United filloi ta dominonte pjesën e parë, por nuk arriti të shënonte. Pa pritmas, akordohet penalti për skuadrën mysafire, nga e cila Yakubu realizoi për 1-0 pas 16 minutash lojë.
Kështu përfundoi dhe pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë United u bë më konkret.
Fillimisht në minutën e 51-të, Yakubu shënoi për 2-0 dhe epërsinë e Blackburnit, përderisa vetëm një minutë më vonë Dimitar Berbatov shënoi për 2-1 pas asistimit të Ji-Sung Parkj.
Antonio Valencia e ndihmoi bullgarin të shënonte golin e barazimit për 2-2 (52’), por çfarë vlen kjo kur pas hedhjes në sulm të Djajve Grant Hanley me kokë shënoi për 3-2 dhe fitoren e madhe të Blackburnit në Old Trafford.
Pas kësaj disfate, Manchester City e ka rastin që t’i ikë me tri pikë Unitedit në luftën për titull dhe është mundësi për Tottenhamin që të afrohet, pasi nëse Spursat fitojnë, do të ngjiten në kuotën e 41 pikëve. Blackburni përmirson pozitën e vet me 14 pikë në pozitën e 18-të.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...