Messi po ia zë vendin Maradonas

dardanmiftari | Monday, December 19, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Boca Juniors, Juan Roman Riquelme, ka deklaruar se superylli i Barcelonës, Lionel Messi, dalëngadalë po ia zë vendin Diego Maradonas, si figura kryesore në futbollin argjentinas.
33-vjeçari ka thënë se Maradona konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave nga gjeneratat e vjetra, mirëpo Messi e ka zënë vendin e tij te tifozët e rinj të futbollit.

“Kam pasur fat të rritem gjatë epokës së Diego Maradonas, të cilin të gjithë argjentinasit e konsiderojnë si lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave”.

“Pasi e shikoja duke luajtur dilja në rrugë me shokët e mi, e merrja topin dhe shtiresha sikur jam ai. E komentoja veten duke thënë: ‘Maradona e ka topin’, dhe gjëra të tilla”.

“Tash djalit tim i pëlqen Lionel Messi, ai fillon ta shutojë topin duke thënë: ‘Messi e ka topin’”.

“Për njerëzit e moshës sime, Maradona është njeriu kryesor. Por për gjenerata e reja, si djali im, Messi është heroi i tyre”, ka deklaruar Riquelme për faqen zyrtare të FIFA-s.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...