PSG nuk do ta pengojë Milanin për Tevez

dardanmiftari | Monday, December 19, 2011 | 0 Komente

Paris Saint-Germain do të bëjë ofertë për sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez, vetëm nëse tentativa e Milanit për transferimin e tij dështon- ka thënë ish-trajneri i Milanit, aktualisht drejtor sportiv te klubi francez.
Kuqezinjtë planifikojnë ta huazojnë argjentinasin në janar, me opsionin për ta blerë në fund të sezonit, mirëpo drejtuesit e Cityt janë të interesuar vetëm për shitjen e tij.

Nga ana tjetër, është thënë se PSG është gati të ndërhyjë për transferimin e Tevez. Mirëpo, Leonardo thotë se ata nuk duan ta ‘vjedhin’ lojtarin nga duart e Adriano Gallianit.

Leonardo, po ashtu, ka njoftuar se PSG interesohet për transferimin e mesfushorit të LA Galaxy, David Beckham, i cili gjatë fundjavës udhëtoi në Paris për t’u takuar me drejtuesit e klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...