Nilmar do të nënshkruajë për Romën

dardanmiftari | Monday, December 19, 2011 | 0 Komente

Orlando da Hora, agjenti i sulmuesit të Villarrealit, Nilmar, ka deklaruar se klienti i tij është shumë pranë nënshkrimit me klubin italian, Roma.
Njoftohet se kryeqytetasit janë të gatshëm të shpenzojnë për brazilianin, të cilin nuk arritën ta transferojnë gjatë verës, ndërsa agjenti i lojtarit ka bërë të ditur se palët janë shumë afër marrëveshjes.

Ai më herët deklaroi se bisedimit po shkonin në drejtimin e duhur, ndërsa tani është shprehur se thuajse është e sigurt se Nilmar do t’u bashkohet Giallorossëve në janar.

“Unë mund të them se jemi shumë pranë dhe se mund të arrij një marrëveshje me Romën”, citon Super Deporte fjalët e Da Horas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...