Ramos: Humbja në ‘el Clasico’ dhemb

dardanmiftari | Sunday, December 11, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ishte tepër i zhgënjyer me disfatën nga Barcelona në El Clasico, duke thënë se sa herë që pëson humbje nga ekipi katalanas, aq më shumë i rritet dhimbja.
“Një el Clasico është gjithmonë i veçantë dhe gjithmonë të dhemb më shumë ta humbasësh këtë takim se sa takimet tjera. Është vërtet mëkat që kemi humbur në shtëpi nën gjithë këtë entuziazëm”.

“Në pjesën e parë, ne kemi pasur rastin për 2-0, por ne nuk kemi pasur fatin sikur në ndeshjet tjera. Ata shfrytëzuan rastet dhe fituan. Ata luajnë lojë shumë të mirë dhe duhet të përgëzohen”, potencoi Ramos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...