Ranieri: Duhet të jemi të qetë

dardanmiftari | Saturday, December 10, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri i ka bërë thirrje ekipit të tij që të shfaqë pozitivitet para takimit ndaj Fiorentinës, në një kohë kur zikaltrit po ballafaqohen me formë të dobët.
“Kur gjërat shkojnë keq atëherë duhet t’i shikoni gjërat me pozitivitet për të rigjetur balancin në situatë. Ne jemi në një moment ku ndihma e tifozëve është e rëndësishme”.

“Paraqitjet tona të forta duhet të jenë në shtëpi, por përkundër tentimeve ne po dështojmë. Ne po punojmë shumë dhe tifozët nuk po na braktisin. Në kohën më të keqe na nevojiten tifozët”, tha Ranieri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...