Reali duhet ta izolojë Messin

dardanmiftari | Saturday, December 10, 2011 | 0 Komente

Ish-reprezentuesi i italian, Claudio Gentile beson se Real Madridi duhet ta angazhojë një lojtar për t’u përkujdesur në veçanti për Lionel Messin në sfidën e madhe që zhvillohet në Bernabeu.
“Ju duhet ta markoni Messin me lojtarë nëse dëshironi ta mbani jashtë loje. Sidoqoftë, lojtarët më nuk po shfrytëzohen për të markuar një lojtar të veçantë. Të gjitha ekipet bëjnë mbrojtje zonale në futboll sot. Nuk mund të mësohet markimi për një apo dy ditë”.

“Në kohën time, kishte shumë duele gjatë gjithë ndeshjes. Ju vështirë e shihni këtë në ditët e sotme. Është spektakolare ta shohësh Messin duke luajtur, por mendoj se mbrojtja është për të ndalur sulmet. Ekipet sot dorëzohen kur e shohin Messin”, tha Gentile.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...