Van Persie: Momenti më i mirë, fitorja ndaj Barcës

dardanmiftari | Saturday, December 31, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie, mendon se momenti më i mirë për të është fitorja sensacionale ndaj Barcelonës me rezultat 2-1 në Emirates, ku holandezi shënoi golin e fitores.
“Është vërtet aq vështirë të zgjedh momentin më të mirë të vitit, por disa ngjarje janë thjesht të pa harrueshme, siç është fitorja ndaj Barcelonës në Emirates”.

“Ky është vërtet një kujtim shumë i mirë. Këdo që ta pyesni do t’iu përgjigjet me kënaqësi. Më kujtohet kur një fans 75 vjeçar erdhi në villën time, duke më thënë: “Unë nuk dua autograf, unë nuk dua foto me ty, gjithë ajo që dua të them është se kam qenë tifoz i Arsenalit gjatë gjithë jetës time dhe fitorja ndaj Barcelonës mbrëmjen e kaluar ishte ndeshja më e mirë në histori të Arsenalit”. Ai tha se ishte ndeshja më e mirë për të si fans në jetën e tij dhe kur mund t’u dhurojmë njerëzve atë lloj kënaqësie, atëherë kjo është vërtet diçka e veçantë”, u shpreh Van Persie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...