-7°C në Barcelonë

dardanmiftari | Saturday, January 28, 2012 | 0 Komente

Barcelona nuk ka arritur ta mposhtë Villarrealin në kryendeshjen e kësaj xhiroje në La Liga. Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në El Madrigal ka përfudnuar pa gola.
Në fund të gjysmës së parë shifrat mbetën po ato të fillimit, përkundër disa rasteve nga të dyja skuadrat.
Për mysafirët, ishte Leo Messi ai që duhej të shënonte, ndërsa vendasit ishin shumë të rrezikshëm me kundërsulme.
Në fraksionin e dytë, akoma më shumë u ngushtuan hapësirat për Blaugranët, të cilët nuk po arrinin të krijonin raste shënimi. Nëndetësja e Verdhë aplikonte lojë defensive dhe priste rastin kundrejt një Barcelone që dukej mjaft e lodhur.
Pas një ore lojë, Pep Guardiola bëri një lëvizje mjaft të guximshme duke inkuadruar një sulmues (Alexis Sanchez) në vend të një mbrojtësi (Gerard Pique) dhe duke e ndërruar sistemin e lojës, megjithatë Villarreali vazhdoi të mbrohej mirë. Një rast të shkëlqyer mysafirët e patën në minutën e 79-të, kur portieri Diego Lopez devijoi goditjen e Fabregas në transversale, ndërsa më pas (87’) edhe Leo Messi pati një rast ballë për ballë me portierin Lopez, por dështoi të shënonte.
Ky barazim e lë Barcelonën shtatë pikë prapa liderit Real Madrid.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...