Juve vazhdon sigurt

dardanmiftari | Saturday, January 28, 2012 | 0 Komente

Zonja e Vjetër e ka fituar takimin kryesor të kësaj xhiroje në Serie A duke e mposhtur Udinesen me rezultat 2-1 në Juventus Stadium.
Skuadrat zhvilluan një gjysmë të parë të hapur, ndërsa ishin vendasit ata që shënuan.

Portieri Handanovic ndali goditjen e Fabio Quagliarellas me kokë, mirëpo aty ishte Alessandro Matri për ta shënuar golin e epërsisë (42’).
Udinese reagoi në pjesën e dytë me anë të Antonio Floro Flores për të barazuar rezultatin (56’).
Mirëpo, aty ishte heroi i Bianconerëve këtë mbrëmje, Alessandro Matri, i cili riktheu gëzimin e tifozëve vendas (62’).
Kjo fitore e distancon Juventusin në katër pikë nga Milani, që takimin e kësaj jave e zhvillon të dielën ndaj Cagliarit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...