Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Mbretërit nuk kanë të ndalur (VIDEO)

Përkundër eliminimit nga Kupa e Mbretit, Real Madridi ka mbetur i paluhatshëm në La Liga, duke e regjistruar fitoren e radhës përballë Real Zaragozas.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu përfundoi me rezultat 3-1 në favor të Los Blancos.

Mysafirët befasuan në minutën e 11-të duke kaluar në epërsi me anë të Lafitas, por ky rezultoi vetëm gol i nderit për Zaragozan.

Pas golit të pësuar, vendasit e morën komplet lojën në dorë, megjithatë vështirë gjenin hapësira për të shënuar. Vetëm në minutën e 32-të, ata e barazuan rezultatin.

Ishte superylli brazilian, Ricardo Kaka, i cili shënoi një gol në stilin e tij për t’i barazuar shifrat dhe për të vendosur rezultatin e pjesës së parë.

Në fillim të gjysmës së dytë (49’), Mesut Oezil e gjeti për mrekulli Cristiano Ronaldon, i cili nuk e pati të vështirë t’i kalonte vendasit në epërsi.

Për rezultatin përfundimtar u kujdes vet Oezil duke pranuar një top nga Kaka dhe duke shënuar golin e tretë për Los Merengues (56’).

Kjo fitore e ngrit Real Madridin në kuotën e 52 pikëve, tetë më shumë se Barcelona që ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon përballë Villarrealit.