Heynckes: Fitore plotësisht e merituar

dardanmiftari | Saturday, January 28, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores prej 2-0 përballë Wolfsburgut.
“Për mua fitorja ishte shumë e merituar. Nuk ishte lehtë sot (e shtunë) pas humbjes nga Gladbach. Sidoqoftë, ne luajtëm mirë dhe treguam durim”.

“Ishte e qartë se Wolfsburgu do ta kishte vështirë të mbahej për 90 minuta. Fitorja na jep vetëbesimin për të vazhduar në javët që vijnë, sepse Bayerni ka shumë potencial loje”, ka deklaruar Heynckes për faqen zyrtare të bavarezëve.

Takimin e radhës në Bundesliga, Bayern Munichu e zhvillon si mysafir i Hamburgut.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...