Allegri: Pato nuk largohet

dardanmiftari | Monday, January 02, 2012 | 0 Komente

Duket se Silvio Berlusconi ia ka tërhequr veshin trajnerit Massimiliano Allegri, pasi ky i fundit ka garantuar tifozët se sulmuesi Alexandre Pato nuk do të largohet.
Ishte spekuluar se Pato nuk ka të ardhme te klubi Rossoner, pasi kuq e zinjtë po e kërkojnë edhe Carlos Tevezin, mirëpo tani fundin spekulimeve u ka vënë Allegri.

“Pato dëshiron të qëndrojë dhe dëshira ime është që ai të mos largohet. Unë shpresoj dhe besoj se ai do të qëndrojë me ne për këtë sezon dhe për shumë vite të tjera. Nuk kam problem me Paton”, u shpreh Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...