Arsenali ofertë për Kalou
Arsenali raportohet se ka kontaktuar me Chelsean rreth transferimit të Salomon Kalou në afatin kalimtar të janarit.
Daily Mail shkruan se Arsenali ka bërë një ofertë në vlerën e 3 milionë funteve për sulmuesin e Chelseat.
Bisedat rreth një kontrate të tij të re në Stamford Bridge kanë ngujuar pasi sulmuesi i Bregut të Fildishtë kërkon 90 mijë funte në javë. Dhe Arsenali përpiqet ta shfrytëzojë këtë avantazh për të bërë ofertë zyrtare për lojtarin.
Category: Futboll
0 Komente