Mazzarri i ngazëllyer me fitoren ndaj Palermos

dardanmiftari | Monday, January 09, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, është i ngazëllyer me fitoren 3-1 ndaj Palermos.
“Këtë sezon Liga e Kampionëve na ka marrë shumë energji, por tash ne e kemi kthyer fokusin dhe vazhdojmë të përmirësohemi”.

“Derisa ishim 2-0 ne rrezikonim të barazojmë. Ne jemi bërë më të përqendruar në mbrojtje. Paraqitja në pjesën e dytë ishte e shkëlqyeshme dhe tash le të vazhdojmë. Shqetësohem se ne mund të bëhemi ca të vetëkënaqur dhe duhet të kishim luajtur më herët si luajtëm kur ishim 3-0”.

“Gjatë dy sezoneve të kaluara ne kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme. Ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë. Kjo skuadër është zhvilluar shumë për vetëm dy vite”, ka deklaruar Mazzarri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...