Balotelli shokon nxënësit, urinon në shkollë

dardanmiftari | Friday, January 13, 2012 | 0 Komente

Mario Balotelli edhe njëherë ka shkaktuar valë kontraverse mediatike në Angli, pasi që sulmuesi i Manchester Cityt ka hyrë në një kolegj për të kërkuar një toalet.
Nxënësit dhe mësimdhënësit janë shokuar kur e kanë parë italianin duke hyrë në shkollën e tyre me Bentleyn e tij, duke e ç’liruar veten dhe më pas duke u njoftuar me stafin dhe klasët përplot me nxënës.

“Balotelli e parkoi Bentleyn e tij jashtë shkollës dhe më pas erdhi dhe kërkoi ku janë toaletet, e pastaj ai shkoi në sallën e arsimtarëve. Më pas ai eci nëpër kampus thuase është pronë e tij dhe se të gjithë po e ndiqnin nga pas. Ishte fantastike që e kemi parë atë, por po ashtu qesharake për të të vijë këtu – kurrë nuk e kam pritur që kjo të ndodhë”, theksoi nxënësi Edëard Gasson, 18 vjeç.

Një nxënës tjetër, Josh Keogh tha: “Kur ai po ecte nëpër kampus të gjithë tifozët e Cityt ishin duke e duartrokitur dhe duke brohoritur emrin e tij. Ai ishte mjaft i ftoftë. Ishte vërtet e çuditshme se si ai erdhi në kolegjin tonë”.

Një zëdhënës i kolegjit shtoi: “Ishim të ngazëllyer që jemi vizituar në mënyrë befasuese nga Mario, i cili bisedoi me disa prej nxënësve në një prej kolegjeve më të suksesshme të Mançesterit. Ne nuk kemi qenë në gjendje t’i shtrojmë darkë, por është i ftuar në çdo moment”.

Disa prej gjërave të çuditshme që Balotelli ka bërë në të kaluarën janë edhe vizita në një burg femrash për të parë se ‘çfarë po ndodh dhe çka ka të re’ dhe zjarrëvënia në shtëpinë e tij nga mjetet piroteknike të shfrytëzuara nga italiani në mënyrë jo të drejtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...