Beckham edhe dy vjet të tjera te LA Galaxy
Mesfushori anglez, David Beckham, e ka zgjatur qëndrimin e tij te Los Angeles Galaxy duke nënshkruar kontratë të re dyvjeçare.
Ditë më parë ai e refuzoi PSG-në, sepse dëshironte ta vazhdojë qëndrimin në MLS edhe për dy sezone të tjera.
“Ky ishte një vendim i rëndësishëm për mua. Kisha shumë oferta nga klubet anembanë botës”.
“Por sido që të jetë, unë jam akoma i apasionuar për të luajtur në Amerikë dhe për të fituar trofe me Galaxyn”, thuhet në komunikatën e Beckham.
Category: Futboll
0 Komente