Gattuso: Pato mos u largo!

dardanmiftari | Thursday, January 05, 2012 | 0 Komente

Mesfushori veteran i Milanit, Gennaro Gattuso, i ka bërë thirrje Alexandre Patos, që të mos largohet nga Milani, përkundër zërave se ai po i afrohet PSG-së.
“Nëse është thënë se PSG ka bërë ofertë për Paton, atëherë mund të ketë diçka të vërtetë këtu. Por, ai është ende shumë i ri dhe mendoj se ai do të qëndrojë te Milani”.

“Ai duhet të qëndrojë me ne, klubi dhe trajneri e kanë thënë këtë dhe edhe unë po e konfirmoj. Ai është lojtar me mesatare të lartë të shënimit të golave dhe nëse njerëzit presin që ai të bëjë më mirë, atëherë është për shkak se ai mund ta bëjë këtë”, u shpreh ‘Rino’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...