Më në fund fiton Chelsea

dardanmiftari | Monday, January 02, 2012 | 0 Komente

Chelsea ka shënuar fitore shumë të vështirë në transfertë në stadiumin Molineux ndaj Wolvesit, me rezultat 2-1, për të zbutur paksa krizën e rezultateve.
Chelsea ishte dominant nga fillimi i takimit, por ishin vendasit ata që në fund për pak sa nuk arritën të nxjerrin një pikë.

Për atë që u mendua se do të jetë një fitore e lehtë sikurse që ndodh tradicionalisht në këtë sfidë, isthe Ramires ai që realizoi (54’) për epërsinë e Bluve.

Sidoqoftë, pas një tollovie në zonë me të majtën Fletcher barazoi rezultatin (85’), me vendasit që tashmë menduan se siguruan barazimin.

Sidoqoftë, Frank Lampard pas një asistimi nga Joe Cole arriti të realizojë në portën e zbrazët për 2-1 dhe fitoren e parë të Bluve pas katër ndeshjeve.

Në fund megjithatë heroi i vërtetë ishte Petr Cech, që shpëtoi gol të sigurtë të vendasve në vijën fatale.

Me këtë fitore chelsea ngjitet në vendin e katërt me 37 pikë, por kjo pozitë mund të jetë e përkohshme, pasi Arsenali nga ora 18:30 zhvillon ndeshjen ndaj Fulhamit në Craven Cottage.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...