Messi sërish lojtari më i mirë në botë

dardanmiftari | Monday, January 09, 2012 | 0 Komente

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka fituar për të tretën herë radhazi çmimin më të madh individual që ndahet në futboll- FIFA Topi i Artë.
Sulmuesi argjentinas ka mposhtur bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Xavi Hernandez dhe rivalin e tij kryesor, Cristiano Ronaldo (Real Madrid), për ta arritur rekordin e Michel Platinit, duke e fituar tri herë radhazi këtë çmim prestigjioz.Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, fitoi çmimin e trajnerit më të mirë, ndërsa në konkurrencë pati Jose Mourinhon (Real Madrid) dhe Sir Alex Fergusonin (Manchester United), i cili u nderua me çmimin ‘FIFA Presidential Award’.Çmimi për futbollisten më të mirë të vitit 2011, i shkoi japonezes Homare Sawa. Ylli i Santosit, Neymar, mori çmimin ‘FIFA Puskas Award’ për golin më të bukur, derisa çmimi ‘FIFA Fair Play’ i shkoi Federatës Japoneze të futbollit.




Përmbledhje e çmimeve të ndara nga FIFA:
Lojtari më i mirë - Lionel Messi
Lojtarja më e mirë - Homare Sawa
Trajneri më i mirë i meshkujve - Pep Guardiola
Trajneri më i mirë i femrave: Norio Sasaki
FIFA Presidential Award: Sir Alex Ferguson
Çmimi ‘Fair Play’: Federata Japoneze e Futbollit
Çmimi Puskas: Neymar




Formacioni i vitit (FIFPro World XI):

Portier: Iker Casillas (Spanjë, Real Madrid)

Mbrojtës: Dani Alves (Brazil, Barcelonë), Gerard Pique (Spanjë, Barcelonë), Sergio Ramos (Spanjë, Real Madrid), Nemanja Vidic (Serbi, Manchester United)

Mesfushorë: Andres Iniesta (Spanjë, Barcelonë), Xabi Alonso (Spanjë, Real Madrid), Xavi (Spanjë, Barcelonë)

Sulmues: Lionel Messi (Argjentinë, Barcelonë), Cristiano Ronaldo (Portugali, Real Madrid), Wayne Rooney (Angli, Manchester United)




Statistika për vitin 2011 për tre kandidatët për çmimin prestigjioz FIFA Topi i Artë:



LIONEL MESSI

Argjentinë
Paraqitje- 13
Gola- 4
Asistime- 10
Tituj me përfaqësuesen- 0

Barcelonë
Paraqitje- 57
Gola- 55
Asistime- 25
Tituj me klubin- 5



CRISTIANO RONALDO

Portugali
Paraqitje- 9
Gola- 7
Asistime- 1
Tituj me përfaqësuesen- 0

Real Madrid
Paraqitje- 51
Gola- 53
Asistime- 16
Tituj me klubin- 1



XAVI HERNANDEZ

Spanjë
Paraqitje- 9
Gola- 2
Asistime- 2
Tituj me përfaqësuesen- 0

Barcelonë
Paraqitje- 53
Gola- 8
Asistime- 12
Tituj me klubin- 5

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...