Tevez lojtar i Interit?

dardanmiftari | Monday, January 09, 2012 | 0 Komente

Interi është shumë pranë transferimit të sulmuesit të Manchester Cityt, Carlos Tevez, gjithnjë sipas mediave italiane.
Raportohet se gjatë ditës së nesërme në Milano do të qëndrojë agjenti i Tevez, Kia Jorabchian, ku pritet të vendosen detajet kontraktuale të argjentinasit për të kaluar te Interi.

Në vendimin e Tevez për të pranuar kalimin te Interi kanë ndikuar legjenda Javier Zanetti dhe pjesa tjetër e kontigjentit argjentinas nga Appiano Gentile.

Ky transferim i Interit pritet të jetë një prej transferimeve më sensacionale të dekadës, pasi ashtu sikurse në vitin 2006 në rastin Ibrahimovic, edhe këtë herë Massimo Moratti ia ka marrë nga dora Tevezin homologut të tij Adriano Galliani. Tevez kishte arritur marrëveshje me Milanin, por refuzimi i Cityt pas insistimit të Interit dhe ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Massimo Morattit për shkak të miqësisë me Roberto Mancinin ka bërë që Rossonerët ta shohin Tevezin në fanellën e Interit të dielën në derbin lokal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...