Mourinho: Përgjegjësia është e imja

dardanmiftari | Thursday, January 19, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka marrë përgjegjësinë e plotë pas humbjes së skuadrës së tij në takimin e parë çerekfinal të Kupës së Mbretit nga Barcelona.
“Përgjegjësia është e imja, sidomos kur ekipi im humb. Fitorja ka shumë baballarë; humbja vetëm mua. Unë jam në futboll qe një kohë të gjatë dhe e kuptoj këtë”.

“Fitoren në finalen e Kupës e festuam të gjithë, por në humbje unë jam prindi i vetëm”, ka pohuar trajneri portugez.

Mourinho, po ashtu, deklaroi se Pepe mund të dënohet nëse shpallet fajtor për shkeljen e qëllimshme që i bëri dorës së Lionel Messit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...