Pato: Nuk kam kontakte me PSG

dardanmiftari | Monday, January 02, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, thotë se nuk ka kontakte në mes tij dhe klubit francez Paris Saint-Germain.
Braziliani ka mohuar se ai është njoftuar për ndonjë interesim nga klubi francez dhe thotë se nuk ka dëgjuar asnjë ofertë nga agjenti i tij për tashmë katër vite.

“Nuk di për interesimin nga PSG dhe kam kontratë këtu me Milanin deri në vitin 2014. Nuk di për ndonjë marrëveshje marketingu me agjentin tim, pasi herën e fundit që dëgjova nga ai ishte katër vite më parë kur i thash se dua të shkoj te Milani”, ka thënë Pato.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...