Ranieri: Jemi të gatshëm për Milanin

dardanmiftari | Sunday, January 15, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka deklaruar në konferencën për shtyp para supersfidës planetare ndaj Milanit se ndeshja vlen vetëm tri pikë dhe se skuadra e tij është e gatshme për ta fituar takimin.
“Milani është në top formë, i pa mposhtur që 12 javë. Ne i respektojmë ata, por do të tentojmë t’i mposhtim. Ne jemi të përgatitur për këtë takim, ne jemi në formë të mirë dhe Interi është i gatshëm. Është gjithmonë një ndeshje më ndryshe nga të tjerat, jashtë kontekstit të Serie A dhe ndoshta sfidë emocionale për tifozët dhe lojtarët”.

“A është derbi udhëkryq? Siç kemi thënë tashmë ndaj Napolit, Juventusit dhe Udineses, tri pikët janë më të rëndësishme. Ne kemi humbur të tri duelet këtë sezon dhe është dukur se nuk kemi gjasa për t’u kthyer në luftë për titull. Nëse fitojmë, Milani do të humbasë pikë të mëdha dhe do të besojnë të gjithë se jemi kthyer. Nëse mposhtemi, atëherë ne do të tentojmë 20 ndeshjet e ardhshme t’i fitojmë dhe ta fitojmë titullin”, ka thënë Ranieri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...