Allegri: Do t’i japim fund Interit

dardanmiftari | Sunday, January 15, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka paralajmëruar në konferencë për shtyp para derbit ndaj Interit, se Nerazzurëve nuk u pret ditë e bardhë pas ndeshjes më të madhe planetare të kësaj fundjave.
“Derbi gjithmonë është ndeshje e tensionuar dhe një prej ndeshjeve ku nevojitet përqëndrim. Ne nuk jemi larg prej tyre në tabelë, kështu që duhet të fitojmë me çdo kusht. Dhe, pasi do të mposhtim të dielën Interin, sigurisht se shpresat e tyre për tituj do të shuhen plotësisht – është një udhëkryq i rëndësishëm”.

“Mendoj se pas ndërrimit të Gasperinit me Ranierin, Interi ndryshoi stilin e futbollit. Ata janë në formë të mirë dhe kanë gjetur balancin ekipor. Boateng është në formë, Emanuelson është opsion si trikuartist. Në fakt, mund të luaj edhe me Ibrën, Paton dhe Robinhon nga fillimi”, deklaroi Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...