Thiago Silva lojtari më i mirë brazilian

dardanmiftari | Monday, January 02, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva ka marrë çmimin Samba d’Or për vitin 2011, që i jipet lojtarit më të mirë brazilian që luan në Evropë.
27 vjeçari u shpall braziliani më i mirë për vitin që lamë pas, pas formës së shkëlqyer me Milanin, ekip të cilin e ndihmoi ta fitonte titullin sezonin e kaluar në Serie A, me paraqitje të shkëlqyera të treguara në sfidat kruciale ndaj Interit.

Fitues të kaluar të këtij çmimi kanë qenë Kaka, Luis Fabiano dhe Maicon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...