Triumfon Barca

dardanmiftari | Sunday, January 15, 2012 | 0 Komente

Barcelona ka shënuar fitore jo të lehtë përballë Real Betisit, skuadër të cilën e mposhti në Camp Nou me rezultat prej 4-2.
Në minutat e para të ndeshjes, mysafirët u shfaqën të rrezikshëm, mirëpo me dy gola të shpejtë, me anë të Xavi Hernandez (10’) dhe Lionel Messi (12’) u duk që Blaugranët do ta shkelnin skuadrën nga Sevilla.

Porse, mysafirët fillimisht e ngushtuan rezultatin në pjesën e parë me golin e Ruben Castro (32’), ndërsa në pjesën e dytë Roque Santa Cruz i barazoi shifrat (52’).

Mirëpo, përjashtimi i Mario Alvarez me kartonin e dytë të verdhë (71’), ua lehtësoi punën vendasve, të cilët shënuan edhe dy herë.

Alexis Sanchez riktheu avantazhin e katalunasve pas asistimit të Xavit (75’), ndërsa Leo Messi e realizoi golin e dytë personal nga penaltia (86’).

Kjo fitore e afron Barcelonën në pesë pikë me liderin e La Ligas, Real Madrid.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...