Van Persie i ngazëllyer që do të luajë me Henry

dardanmiftari | Monday, January 02, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie, është i ngazëllyer nga mundësia për të luajtur me Thierry Henry sërish.
Topçinjtë shpresojnë këto ditë të kompletojnë transferimin në formë huazimi të golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të klubit dhe Van Persie është i ngazëllyer që sërish do të jetë në krah të francezit.

“Është fantastike. Për të rikthimi në klub është diçka shumë e guximshme. Ai nuk ka asgjë të dëshmojë. Ai ka një statujë këtu – vetëm disa lojtarë e kanë atë. Ai theu çdo rekord te Arsenali – ai fitoj gjithçka këtu”, ka deklaruar Van Persie për faqen zyrtare të Arsenalit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...